KONKURS ME ESE: ESSAY COMPETITION

Date: September - December 2015
Venue: Albania

The national essay contest "An opportunity more" includes all high school seniors from public and private institutions all over Albania. A jury will assign prices to the best essays including 5 scholarships and 5 PC. A selection of essays will be included in a publication distributed in all public high scools.
All high school seniors from public and private institutions are invited to write an essay on one of the 13 followings topics :

1. What is democracy?
2. University education: right or privilege?
3. Are the high school senior exams the most efficient testing system for admissions in the university?
4. What is corruption, how does it affect your life and how can it be fought?
5. What is globalization: Advantages, disadvantages, impact in Albania.
6. What is terrorism and how can it be fought?
7. How would I like my future university to be?
8. Abortion, choice or immorality?
9. Voting in elections, right or obligation?
10. Which is according to your opinion one of the most important ethnic conflict and how could it be
solved?
11. In a society more and more oriented towards the free market, is it an obligation for the
government to sustain the poor?
12. I will pursue my studies in my passion field, or the one that offers more employment
opportunities?
13. What is corporate social responsibility??


The previous edition, was organized with the support of Raiffeisen Bank (www.raiffeisen.al) and European
University of Tirana (www.universitetieuropian.com).
High school seniors from public and private institutions all over Albania were illegible for the
contest. Prices were assigned to the best 14 essays including 3 scholarships for a three year period, 5
scholarships for a one year period and 6 PC-s. Out of 193 submitted essays, 31 were published.
Click here to download the book.

 

NJË MUNDËSI MË TEPËR EDICIONI 2014

Konkursi i ftn të gjithë maturantët e shkollave të mesme, shtetërore dhe private, në të gjithë Shq¬ipërinë, që të shkruajnë një ese mbi një nga 13 temat e mëposhtme:

1. Çfarë është demokracia?
2. Edukimi universitar: e drejtë apo privilegj?
3. A është matura shtetërore sistemi më i mirë për pranimin në universitet?
4. Çfarë është korrupsioni, si ju ka ndikuar në jetën tuaj, dhe si mund të luftohet?
5. Çfarë është globalizimi: Avantazhet, disavantazhet, impakti në Shqipëri.
6. Çfarë është terrorizmi dhe si mund të luftohet?
7. Si e dua universitetin tim të ardhshëm?
8. Aborti, zgjedhje apo imoralitet?
9. Pjesëmarrja në votime, e drejtë apo detyrim?
10. Cilin konsideroni një nga konfliktet etnike më të rëndësishme dhe si mund të zgjidhet ai?
11. Në një shoqëri që orientohet gjithnjë e më tepër drejt tregut të lirë, a është detyrë e qeverisë të mbrojë shtresat e varfra?
12. Në universitet do të ndjek degën që kam pasion apo atë që ka më shumë mundësi punësimi?
13. Çfarë është përgjegjësia sociale e korporatave?
Esetë më të mira do të perzgjidhen dhe publikohen në një libër i cili do të shpërndahet në të gjitha shkollat e mesme. Gjithashtu maturant♪7t me esetë më të mira do të ndajnë 10 çmime që përfshijnë 5 bursa studimi dhe 5 kompjuter.

Edicioni i kaluar i onkursit mbarëkombëtar të eseve &ldquo;Një mundësi më tepër&rdquo; u organizua me mbështetjen e <a href="http://www.raiffeisen.al/">Raiffeisen Bank (www.raiffeisen.al)</a> dhe <a href="http://universitetieuropian.com/site/">Europian i Tiranës (www.universitetieuropian.com)</a>.<br />

Për 14 esetë më të mira u ndanë çmime duke përfshirë 3bursa tre-vjeçare studimi, 5 bursa një-vjeçare dhe 6 kompjuter portativë. Ndër 193ese të vlerësuara, 31janë përzgjedhur për t’u botuar. Kliko ketu per te shkarkuar librin.

DY FJALË NË HYRJE
nga Dr. Ardian Klosi, studiues, publicist, Kryetar i jurisë për esetë më të mira
Ishte një kënaqësi e veçantë leximi i një numri esesh që u paraqitën për këtë konkurs, e jo vetëm i atyre që fituan çmime.
Të bënte përshtypje niveli gjuhësor dhe ai i mendimit në këto ese, të papërfytyrueshme në Shqipërinë e dy-tri dekadave më parë.
Kuptohet menjëherë që lehtësia e marrjes së informacionit sot është arsyeja e parë që sjell këtë ngritje të përgjithshme intelektuale. E ndërthurur kjo me aftësinë gati natyrore të të rinjve shqiptarë për thithur njohuri të reja e për të mësuar gjuhë të huaja, ajo krijon kushtet ideale që të shkruhet një ese e mirë, një ese e bukur, një ese e fortë.

Po çfarë është eseja? Eseja është në thelb një bisedë e mençur që e dëgjojmë nga njeri, i cili ose pse di më shumë se ne, ose pse di t’i shprehë shumë bukur ato që kumton, na mbërthen me forcën e fjalës së tij.

Në lashtësi kishte filozofë dhe poetë. Ndërsa eseistë, në kuptimin e sotëm, nuk kishte, por kishte oratorë. Ashtu siç ndodh sot me eseistët e shquar – këta natyrisht mund të jenë edhe filozofë, edhe shkrimtarë, edhe politikanë etj. – të cilëve nuk rrimë dot pa ia lexuar fjalën, dikur kur fliste një Perikli, një Demosten ose një Ciceron njerëzit mbanin frymën dhe dëgjonin.

Ndryshe nga filozofi, psikologu, historiani etj., eseisti nuk thotë se po bën shkencë dhe nuk është i detyruar t’i vërtetojë tezat e tij. Kjo i jep një liri të madhe në shprehje. Por, edhe pse nuk është i detyruar t’i vërtetojë mendimet e tij me citime, me referime te men¬dimtarë paraardhës, vërtetësia dhe fuqia e atyre që thotë maten megjithatë me realitetin. E vlerësojmë vërtet fjalën e bukur, por vlerësojmë shumë më tepër mendimin e saktë, që edhe zbërthen realitetin edhe na tregon rrugën e mbarë ku mund të shkelim në të ardhmen. Kjo peshë e së vërtetës është ajo që i siguron qytetarinë këtij lloji: dikur si oratori a predikim, sot si ese apo edhe fjalë për publikun. Kurse zbrazëtia prej së vërtetës, sajesat e sendërgji¬met nën një cipë të bukur mbështjellëse, janë ato çka e bëjnë esenë deri dhe të rrezikshme, vegël në duart e oratorëve, shkruesve, politikanëve demagogë.

Në këtë konkurs ne vlerësuam, natyrisht, fjalën e bukur, vlerësuam, kuptohet, saktësinë e pohimeve dhe logjikën e ndërtimit, por vlerësuam mbi të gjitha origjinalitetin. Koha kur jetojmë, shpejtësia e qarkullimit të informacionit dhe diturive andej e këndej, sidomos falë internetit, sa është lehtësi në të shkruarit e një eseje, po aq është edhe kurth. Kurth, sepse ndodh që vetëm shton zhurmën në autostradën e fjalëve; tek e fundit, nuk ka ndonjë vlerë t’i kumtosh publikut dituri që kushdo me pak klikime të miut i gjen edhe vetë. Pra vlera më e parë e një eseje është origjinaliteti i saj – kjo ka qenë kështu në të gjitha kohërat, kjo mbetet kështu – madje ca më shumë - edhe sot në epokën e masmediave dhe globalizimit të informacionit. Prandaj vlerësuam njëkohësisht me origjinalitetin, lidhjen e ngushtë të asaj që shkruhet me realitetin ku jeton hartuesja ose hartuesi i esesë. Dhe esetë më të mira ishin pikërisht ato më të shqetësuarat, me shqetësimin mundues të mjedisit të së resë a të riut, që nganjëherë duket aq i vështirë e i pandryshueshëm sa ai mali të cilit deshi t’i binte me grusht dikur Migjeni.

Por edhe vetë fakti që janë shkruar këto ese tregon se ekziston shpresa për t’i kapër¬cyer nyjet e vështira për të cilat flitet në to e që janë disa nga problemet më të mëdha të shoqërisë sonë. Derisa ekziston shpresa, është e mundur të punohet dhe derisa mund të punohet, puna me fjalën e mençur është ndër më të dobishmet.

Dr. Ardian Klosi, studiues, publicist, Kryetar i jurisë për esetë më të mira

FITUESIT E KONKURSIT MBARËKOMBËTAR TE ESEVE “NJË MUNDËSI MË TEPËR” EDICIONI 2008
Konkuruesit e mëposhtëm janë fituesit e Konkursi mbarëkombëtar i eseve “Një mundësi më tepër” edicioni 2008:

Emri
Mbiemri
Shkolla
Fitues i çmimit
Thimi Gogo Jopublike "Drita e Dijes" Bursë 3-vjeçare
Qamile Alimeta ’Muhedin Sherifi’ Bursë 3-vjeçare
Erisa Çakalli e Mesme e Pergjithshme "Hasan Tahsini" Bursë 3-vjeçare
Elisa Baku e mesme e përgjithshme "Shefqet Guzi" Bursë 1-vjeçare
Klaudia Çarçani e Mesme e Pergjithshme "18 Tetori", Lushnje Bursë 1-vjeçare
Donida Kembora Jopublike "Dituria" Bursë 1-vjeçare
Iva Toska e Mesme e Pergjithshme "Aleksander Moisiu" Bursë 1-vjeçare
Jonida Alliaj Jopublike Nr. 1 Vlore Bursë 1-vjeçare
Lediona Braho "Bido Sejko" Laptop
Ditjon Dermyshi Medreseja "H.M. Dashi", Tiranë Laptop
Ana Gjergji Jo publike Aulona Laptop
Adriana Lleshi e Mesme e Bashkuar "Gojan" Laptop
Boralda Praka "Myrteza Kepi" Laptop
Thoma Bebi "Muhamer Janina" Laptop


Kërkesa për pjesëmarrësit e edicionit 2014:

o Të shprehen qartë, me një tezë të debatueshme, por të informuar, unike dhe interesante, paragrafë koherentë dhe tekst që shpreh në mënyrë të fokusuar pozicionimin e tyre mbi temën e zhvilluar.

o Të përmbledhin njohuritë mbi temën pa u zgjatur në përshkrime të detajuara.

o Të analizojnë temën e zgjedhur pa e personalizuar së tepërmi e duke marrë në konsideratë pasojat e problematikës që trajtohet në një kuadër më të gjerë.

o Të sintetizojnë informacionin duke bërë paralelizmat e nevojshme apo lidhjet midis ideve jo të dukshme në vlerësim të parë.

o Të jenë kreative dhe origjinalë.

Kriteret e lerësimi dhe permbajtja e eseve

Juria në vlerësimin e eseve eshte udhëhiqur nga kriteret e mëposhtme:

1. Cilësia e analizës dhe logjika e argumentit, dmth:

a. Analiza, perspektiva, gjykimi, dhe idetë cilësore.

b. Argumentimi me kërkime, jo vetëm me ide dhe gjykime personale.

2. Krijimtaria dhe origjinaliteti

a. Eseja duhet të jetë e ndryshme nga punë të mëparshme të publikuara, megjithëse duhet të citojë shkrime/analiza të tjera të shkruara mbi temën që po shtjellohet.

b. Është e rëndësishme që eseja të përmbajë konkluzione dhe interpretime personale origjinale, por të bazuara mbi fakte dhe kërkime, si dhe analiza të reja që kontribuojnë në temën e caktuar.

3. Stili i shkrimit dhe struktura (duke përfshirë dhe referencat në tekst dhe bibliografinë).

Rregullore e pranimit te eseve
Për sqarime të mëtejshme të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në 04 2275628 ose ese@movingculture.org. Broshurat u shperndane ne te gjitha shkollat e mesme te Shqiperise dhe ne internet www.movingculture.org per te reja
Për më shume detaje shkarko broshuren e konkursit

Për sqarime të mëtejshme të gjithë të interesuarit e edicionin 2014 mund të kontaktojnë në 04 2275628 ose ese@movingculture.org